Rajon-Botë Johnson reagon ashpër pas bombardimit të një spitali të fëmijëve në Ukrainë:...

Johnson reagon ashpër pas bombardimit të një spitali të fëmijëve në Ukrainë: Putini është përgjegjës për krimet e tmerrshme

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson e ka përshkruar sulmin e raportuar nga Rusia në një spital për fëmijë dhe maternitet në Mariupol si “të shthurur”.

“Ka pak gjëra më të shthurura sesa të synosh pikat e dobëta dhe të pambrojturit”, ka pohuar fillimisht Johnson.

“Mbretëria e Bashkuar po eksploron mundësitë për më shumë mbështetje për Ukrainën në mënyrë që të mbrohen nga sulmet ajrore dhe ne do të mbajmë Putinin përgjegjës për krimet e tmerrshme”, ka shkruar kryeministri britanik në Twitter.

Theksojmë se së paku 17 persona janë plagosur në sulmin ajror në spitalin e fëmijëve dhe maternitetit në Mariupol.

Ndryshe, presidenti dhe kryeministri ukrainas kanë publikuar tashmë videot e para të shkatërrimit masiv të spitalit.