Johnny Depp i refuzohet kërkesa për apel ndaj një gjykate të lartë

Johnny Depp ka bërë kërkesë së fundi kundër vendimit të gjykatës, transmeton lajmi.net.

Megjithatë ajo i është refuzuar duke mos e marrë parasysh kërkesën e tij.

BBC raporton se vitin e kaluar, aktori i famshëm amerikan kishte humbur një rast kundër gazetës britanike The Sun rreth një artikulli i cili e quante Deppin sulmues femrash.

Artikulli i The Sun i publikuar në prill të vitit 2018 ishte fokusi i një gjykimi që ka zgjatur për tri javë vitin e kaluar kundër Johnny Deppit.

Aktori 57 vjeçar ka paditur publikuesin rreth akuzave se ishte i dhunshëm ndaj Heardit mirëpo gazeta kishte thënë se artikulli i saj ishte i saktë.

Ndërsa, këto ditë atij i është refuzuar edhe kërkesa drejtuar gjykatës për të anuluar marrjen e ndonjë vendimi.