John Wall planifikon kalimin te Clippers

Los Angeles Clippers mund të shtojë edhe më shumë forcë ofensive në skuadër.

Raportimet e fundit nga Adrian Wojnarowski bëjnë të ditur se John Wall është duke shqyrtuar mundësinë për të kaluar te Clippers, transmeton lajmi.net.

Wall planifikon të nënshkruajë me Clippers, sapo të jetë lojtar i lirë.

Fundori nuk ka qenë në gjendjen më të mirë fizike gjatë sezoneve të fundit, megjithatë mbetet emër i frikshëm për secilin kundërshtar.

Mbetet të shihet nëse ai mund t’iu bashkohet emrave si Kawhi Leonard e Paul George.