John Lee zgjidhet kryeekzekutivi i përcaktuar i gjashtë i HKSAR-it

Zyrtari për zgjedhjen e kryeekzekutivit të gjashtë të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut (HKSAR) tha të dielën se John Lee është zgjedhur si kryeeekzekutivi i përcaktuar.

Ish-kryesekretari për administrimin i qeverisë së HKSAR-it fitoi gjithsej 1 416 vota, duke kaluar pragun prej 750 votash për të fituar zgjedhjet.

Lee mbajti një fjalim të shkurtër pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, duke shprehur mirënjohjen për anëtarët e Komisionit Zgjedhor që votuan dhe për banorët e Hong-Kongut.

Votimi u zhvillua nga 9:00 deri më 11:30 sipas orës vendore të dielën. Anëtarët e Komisionit Zgjedhor hodhën votat e tyre në mënyrë të fshehtë në bazë të parimit “një njeri-një votë” në pikën kryesore të votimit në Qendrën e Konventave dhe Ekspozitave të Hong-Kongut.

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Këto janë zgjedhjet e para të kryeekzekutivit që nga përmirësimi i sistemit zgjedhor të HKSAR-it.

Sipas Shtojcës I të Ligjit Themelor të HKSAR-it, kryeekzekutivi i HKSAR-it do të zgjidhet nga një Komision Zgjedhor i cili është gjerësisht përfaqësues, i përshtatet gjendjes aktuale të HKSAR-it dhe përfaqëson interesat e përgjithshme të shoqërisë.

Kandidati duhet të marrë më shumë se 750 vota për të fituar zgjedhjet për t’u bërë kryeekzekutiv i përcaktuar, në pritje të emërimit nga Qeveria Popullore Qendrore.

Mandati i kryeekzekutivit të gjashtë të HKSAR-it është nga 1 korriku 2022 deri më 30 qershor 2027.(Artan)