Ylli portugez i Atletico Madrid, Joao Felix, duket të jetë i pakënaqur me situatën aktuale te ‘Rojiblancos’.
Bazuar në raportimet e Diario AS, nëse Atleti dështojnë të kualifikohen tutje në Champions League sonte, përfaqësuesit e Felix do të kërkojnë opsione për një largim të mundshëm, përcjell lajmi.net.
Sulmuesi kalonte tek Atletico Madridi në vitin 2019, për rreth 120 milionë euro, dhe ai bëri shumë mirë këtë sezon.
Përkundër paraqitjeve të mira individuale, arritjet me grupin duket se nuk janë të kënaqshme mjaftueshëm për portugezin.