Jo vetëm për mesfushor, Juventusi edhe për dy emra të tjerë në Angli

Tuttosport shkruan se Juventusi është i interesuar edhe për dyshen Lloyd Kelly dhe Jadon Sancho dhe për këtë drejtuesit kanë shkuar në Londër.

Drejtorët e Juventusit, Cristiano Giuntoli dhe Giovanni Manna udhëtuan për në Londër në fillim të kësaj jave dhe u panë në stadium për të parë Tottenham-Chelseat të hënën.

Tuttosport konfirmon se Zonja e Vjetër po vëzhgon me vëmendje mesfushorin e Tottenham, Pierre-Emile H0jbjerg, i cili po kërkon më shumë minuta për të luajtur dhe mund të largohet nga klubi në janar. Juventusi ka qenë gjithashtu i lidhur me Thomas Partey (Arsenal( dhe Kalvin Phillips (Manchester City), por sipas Tuttosport, ka më shumë emra në agjendën e Bianconerëve.

Mbrojtësi i Bournemouth, Lloyd Kelly është një nga ata që monitorohen nga gjigantët e Serie A. Kontrata e 25-vjeçarit skadon në qershorin e ardhshëm dhe paga e tij prej 1.5 milionë euro është e përballueshme për Juventusin, megjithëse Liverpool, Arsenal, Milan dhe Borussia Dortmund gjithashtu janë të interesuar për mbrojtësin anglez.

Tuttosport pretendon se Sancho i Manchester United është gjithashtu ndër objektivat e Juventusit. Anglezi pati një përplasje me Erik ten Hag dhe pritet të largohet në janar.

Sipas gazetës me bazë në Torino, Djajtë e Kuq duan të ndajnë rrugët me anësorin e tyre të pakënaqur dhe madje janë gati të paguajnë një pjesë të pagës së tij për ta lënë atë të shkojë diku tjetër në pjesën e dytë të sezonit./Telegrafi/