Jo! Albini se ktheu Serbinë

Shkruan: Çun Lajçi

Po nisem për Kosovë. Zvicërrën po ua la mërgimtarëve me pak libra shkrua do-si-do! Por, para se të mbrrijë, dua t’me tregoni: – a ka mbetë edhe ndokush që s’e ka mësua Albinin se si flihet pa gërrhitë, si andrrohet pa t’nxanë ankthi, se si hahen qërshiat pa u krimbë? Edhe ato të p…ta se si hahen?
– Se, për patriotizëm s’e keni kursye fare, ju që jeni të zhveshun e të zbathun nga
njerzillëku!
Njeni i paska tregua se çka don me thanë PATRIOTIZËM! – me u martua me nji grua shqiptare i paska thanë, asht patriotizëm se jo mahi!
– Demek, ti s’je patriot se gruen e ke norvege!
Këto marri i ndëgjon vetëm të t’marrët që hundën e vet e fusin n’yzderhanën e huej!
Nji tjetër i paska thanë: – ti s’je patriot se e ktheve Serbinë n’Kosovë. E largove Amerikën! Na anmiqësove me evropën!
Mua mu kujtua Kadriu që kishte kcye prej aeroplanit,(ndoshta prej helikopterit), tue u ngutë me shkelë Kosovën pa shkie. Kështu t’pakten thoshte zëdhënsi i Thaçit, tani i Ramës, Batoni i Fazli qelit!
– Kadriu me zanin e hollë i thoshte: – Albin, mbaje mend, ti ke me pru Serbinë n’Kosovë?
– Ramushi, si ai luani i company-së filmike Metro-Goldwyn-Mayer, e dredhonte kryet: – a je spiun i Gjingjiqit apo i Vuçiqit. Kallxo!
– Ganja i hapte krahët n’foltore; – Albini skyfter n’Parlament e pulë para Vuçiqit!
Por, harruet se të gjitha këto të zeza i batë ju dhe para se tu thoshte ky juve, u ngutet t’i thoni ju këtij!
Ju e keni ditë çka keni nëshkrua ndër vite! I keni çelë rrugët. Edhe urat i keni ndërtua që Serbia të kthehet ravançe. Veç asht tue u kujtua, si n’kangën e Demë Ahmetit: – a ti biem “Stara Mitrovicës” apo, ti biem “Stara Vuçitërrnës”.
Mua, nji plak i vjetër m’kujtohet t’me ketë thanë. – burr asht ai që e barson farën e huej e ia mëson gjuhën e vet dhe e kthen n’dinin e vet.
Albini s’asht n’gazep prej luajve, por prej hienave që i ka n’Kuvend!
Unë kujtojsha i shkreti se t’pakten At Zef Pëllumbin e keni lexua: – shqiptarit e keqja ma e madhe i vjen prej shqiptarit, por jo, ju kurgja s’paskeni lexua!
Jo! Albini se ktheu Serbinë, edhe përkundër nënshkrimeve e pëlqimeve tueja! Tri parti punuen 20 vjet në dam t’Kosovës, e tani fajtorin e kërkojnë të Albini!
Jo zotni jo! Shkundni xhepat e ktheni tokat e “babës”, (ato që i bletë me nga 5 eu arin), e përforcojeni digën e Ujmanit që t’mos shpërthejë e ta përmbytë Kosovën, se mbeteni pa Kullat tueja me djersën e popullit!

Curich,19.06.2023