Jesus tregon se si Guardiola e bëri të largohej nga man City: Qava para nënës sime, thjesht doja ta ikja

Sulmuesi brazilian Gabriel Jesus ndërroi fanellën e Manchester Cityt me verën e kaluar me atë të Arsenalit.

Jesus mbërriti në Londër nga Etihad për 45 milionë euro dhe së fundmi zbuloi se mezi priste të largohej nga Manchester City për shkak të marrëdhënies së tij me Pep Guardiolan.

“Në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër PSG-së në shtëpi, ai e vendosi Zinchenkon, i cili është një mbrojtës i majtë, në pozitën e nëntëshes false. Kjo ishte e çmendur sepse një ditë më parë në stërvitje, Zinchenko nuk ishte as në plan dhe unë duhej të isha. Ai ende bën shaka më këtë gjë”, ka treguar Jesus.

Braziliani tregon se si u ndje nw atw ndeshje dhe pastaj kur u fut nw lojw. Tutje ai tregon se pse vendosi tw largohej nga Man City.

Reklama

“Dy orë para ndeshjes patëm një takim dhe pushuam. Ai shpalli formacionin startues. Nuk kisha më dëshirë të haja. U largova dhe qava. I telefonova nënës dhe i thashë se thjesht doja të dilja nga këtu. Ai vendosi mbrojtësin e majtë në pozicionin e nëntëshes false. U çmenda. Nuk u ngroha dhe nuk po ndihesha mirë”.

“Mbappe shënoi për ta dhe Guardiola më thirri. Unë asistova dhe shënuam dhe fituam 2-1. Në një ndeshje tjetër isha i bindur se do të luaja, por nuk ndodhi. Kishte shumë situata të tilla me të. Nuk ishte aspak e lehtë. Për shkak të gjërave të tilla, vendosa të largohem, nuk doja të qëndroja aty për asnjë moment”, ka treguar Jesus për marrëdhëniet e tij me Guardiolan.