Jesus shpjegon pse iu desh të largohet nga City

Gabriel Jesus e ka pranuar se atij iu desh të largohet nga Manchester City dhe Pep Guardiola gjatë kësaj vere pasi ishte i acaruar me rolin e tij në “Etihad”.
Arsenali bëri një lëvizje të shpejtë gjatë kësaj vere për ta bërë Jesusin sulmuesin më të ri të skuadrës, i cili ishte zëvendësuesi i Pierre Emerick-Aubameyang, dhe deri tani ka shënuar katër gola për t’i ndihmuar “Topçinjtë” të ngjiten në krye të tabelës me gjashtë fitore nga shtatë ndeshje.

25 vjeçari si duket e ka gjetur formën e tij më të mirë këtë sezon dhe e pranoi se kjo gjë është falë trajnerit Mikel Arteta, i cili po i jep më shumë liri në fushë, duke shtuar se ishte i acaruar me stilin e lojës së Cityt.

“Gjëja ishte se si Guardiola e kupton futbollin dhe ajo se çfarë kërkonte ai. Më pas të takonte ty nëse doje ta pranoje apo jo. Nëse nuk e pranoje, ‘faleminderit’ dhe le të provojmë një sfidë të re. E pranova për disa kohë, por erdhi momenti kur unë thash: ‘Dua një gjë tjetër për veten’. E falënderova atë, ‘faleminderit për çdo gjë’, ai e kuptoi, dhe ne lëvizëm tutje”, tha Jesus, përcjell lajmi.net.

“Është ndryshe këtu tek Arsenali. Futbolli është ndryshe, lojtarë të ndryshëm, mënyra të ndryshme për të luajtur. Te City, ishte ndryshe. Sulmuesi nuk e prekte topin aq shumë, mund ta vëreni këtë gjë kur i shikoni ndeshjet. Dhe, kur ishte koha për ta prekur topin, nuk ishte sulmuesi, sepse Guardiola e vendoste një mesfushor të vijë afër meje. Mirë, në rregull. Kështu që un Kështu që unë vendosa të ndryshojë. Kam biseduar shumë me Artetan për stilin e Arsenalit. Ai më njeh mua, unë e njoh atë, e dija se çfarë dëshironte nga unë. Tani, unë jam i lirë në fushë, duke luajtur me një buzëqeshje në fytyrë dhe duke u munduar ta jap më të mirën nga vetja”, shtoi më tej ylli brazilian.

Jesus do të paraqitet në derbin e tij të parë të Londrës Veriore nesër, kur Arsenali pret në shtëpi Tottenhamin, me vetëm një pikë që i ndan dy rivalët në fazën e hershme të këtij sezoni.