Jennifer Lopez duket shumë simpatike me kominoshe, teksa vallëzon me yllin e TikTok-ut Enola Bedard për këngën e re

Jennifer Lopez tregoi lëvizjet e saj të mrekullueshme, për këngën e saj të ardhshme “Can’t Get Enough”

Ylli I famshëm, shkoi në Instagramin e saj të shtunën për të ndarë një video të lëvizjeve të saj koreografike që vjen nga albumi i saj i shumëpritur “This Is Me… Now”.

Duke u dukur me një bluzë blu dhe xhinse, ajo mahniti përkrah influencueses kanadeze Enola Bedard, e cila veshi një xhaketë të motoristëve dhe xhinse të gjera, shkruan DailyMail.

JLo, 54 vjeçe, dukej e pabesueshme me flokët e lëshuara dhe një grim natyral që e bënte yllin të dukej tejet simpatike.

Kënga, që pritet të publikohet më 10 janar, ndërthur tekstin dhe melodinë nga klasikja e vitit 1967 “I’m Still in Love With You” nga “Godfather of Rocksteady” Alton Ellis. /Telegrafi/