Jeniffer Lopez motivim, 51 vjeçare nuk i ndahet palestrës

JLo, vuri në pah figurën e përsosur në veshje sportive, transmeton lajmi.net.

E fejuara e Alex Rodriguez, dukej tejet në formë rrugëve te Miami derisa shkoi në palestrën e saj sportive e cila është aktive pothuajse çdo ditë me rutinën e ushtrimeve.

Kjo dalje e JLo në publik vjen pas performancës live në inaugurimin e presidentit Joe Biden.

Pas largimit nga palestra ajo tregoi krahët e saj të formësuar në bluzën e bardhë, me syze në sy maskën kundër Covid-19 u fotografua nga paparazzet.

Ndryshe, artistja e njohur së fundi shënoi 20 vjetorin e lansimit të albumit të saj të dytë./Lajmi.net/