Javën e kaluar janë regjistruar 56 raste të reja me kollën e keqe në Maqedoni

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) nga data 23 deri më 29 të muajit të kaluar ka regjistruar 56 raste të reja me kollën e keqe, prej të cilave 54 janë në Shkup dhe nga një në Strumicë dhe Dibër.

Të sëmurët janë të moshës nga 0 deri në 70 vjeç, ndërsa numri më i madh janë nga grupmosha e fëmijëve nga 10 deri në 14 vjeç.

Nga 56 rastet e reja, tre janë shtruar në spital, dy fëmijë nën moshën një vjeç dhe një nga grupmosha 1 deri në 4 vjeç.

Deri më 29 shkurt të këtij viti, në vend janë regjistruar gjithsej 123 raste me kollën e keqe, me incidencë prej 6.7/100 mijë banorë. Sa i përket vendbanimit, numri më i madh i banorëve të prekur jetojnë në Shkup – 109 (88,6%), ndërsa pesë persona janë nga Tetova, katër nga Kumanovë, dy nga Gostivari dhe nga një rast është regjistruar në Strugë dhe Dibër.