Javën e ardhshme kthehet bora në Maqedoni në mes të prillit

Enti hidrometereologjik në Shkup paralajmëron ndryshim të theksuar të motit në javën që hyjmë prej nesër. Sipas këtij enti, të martën pasdite pritet mot me lagështi të theksuar, kurse natën mes të martes dhe mërkurës mund të paraqiten reshje bore jo vetëm në male, por edhe në vendbanime më të larta, transmeton Gazeta Lajm.
Mirëpo stabilizim i kohës pritet menjëherë të mërkurën, kur do të ketë mot me diell dhe me erë.