Xhaferi thotë se vetëm nëse i ndalet fryma Ali Ahmetit BDI mund të ketë kryetar të ri?

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi ka thënë se deri sa mer frymë Ali Ahmeti, askush nuk duhet ta synojë postin e kryetarit të BDI-së.
“Çfarë statusi do të ketë BDI pas zgjedhjeve, nuk varet as nga supozimi Juaj as nga përgjigja ime. Përgjigjen do e japin qytetarët në ditën e votimit. Në lidhje me lidershipin në parti, nuk është hera e parë që më parashtrohet kjo pyetje, ashtu që do Ju përgjigjem. BDI kishte kongres të rregullt në të cilin u rizgjodh Ali Ahmeti si kryetar partie. Kam thënë dhe do të përsëris, derisa merr frymë Ali Ahmeti, nuk duhet dikush të ëndërrojë ta heqë nga ajo pozitë”, ka deklaruar Xhaferi, duke aluduar qartë se pa iu ndalë fryma Ahmetit BDI nuk mund të ketë kryetar të ri.
Në këtë mënyrë ai i ka shuar shpresat e forcave reformiste brenda kësaj partie për ndryshime më të theksuara.
Unë pajtohem me shqiptaro-amerikanin Ylber Pilku i cili në një kolumnë të tij botuar në Gazeta Lajm, ka vlerësuar se pa largimin e Ahmetit BDI-ja nuk mund të shpresojë të reformohet si parti. (Armend Hasani)