Jashtëligjshëm bënë gjueti, arrestohen tre persona

Dy persona janë arrestuar pasi në mënyrë të jashtëligjshme kanë kryer gjueti, njoftojnë nga Ministri e Punëve të Brendshme.

Rasti ka ndodhur dje, në fshatin Oblleshevë të komunës Çeshinovë – Oblleshevë.

“Janë arrestuar D.J.(35) nga fshati Çeshinovë dhe A.M.(18) nga fshati Oblleshevë, komuna Çeshinovë – Oblleshevë për shkak të ekzistimit të dyshimit se në hyrje të fshatit Spançevë kanë kryer veprën penale “gjueti e jashtëligjshme”. Në lidhje me rastin është thirrur A.J.(57) nga fshati Çeshinovë. Te A.J. dhe D.J. janë gjetur dhe përkohësisht marrë tre pushkë për gjueti”, qëndron në njoftim, transmeton TV21.

Për rastin siç njoftojnë nga MPB-ja është njoftuar edhe prokurori publik dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër personave do të parashtrohen kallëzime penale.