Jankievski kundërshton kërkesën e prokurorisë që t’i shqiptohet dënimi vetëm atij

I akuzuari dhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski kundërshton propozimin e prokurorit, për ndarje të procedurës, gjegjësisht që atij ti shqiptohet dënimi. Ai u shpreh që nëse qëllimi i prokurorisë është “ti heqin kokën Miles”, atëherë le ta bëjnë këtë.
“Unë mendoj se qëllimi i një seance gjyqësore është që të zbulohet e vërteta. Propozoj që ti jepet kohë avokatit të të akuzuarit Toni Trajkovski të flas me klientin e tij dhe të fitoj garancë se do të paraqitet në seancën e nesërme. Unë kisha shumë pyetje për të edhe Fiat Canosvki poashtu. Mirëpo nëse prokuroria ka për qëllim që të ‘t’ia heq qafën Miles, atëherë lë të urdhëroj”, ka thënë Janakievski.