Shkruan: Sulejman Mehazi
Me të vërtetë ky Ali Ahmeti është sherrsëzi madh, për besë këtë që e themi është e vërtetë, dinakërinë e ka më të madhe sesa politikëbërjen, vëni re me këtë Mini-shengenin e dreqit me Serbinë, gjithë topin e golave të shëmtuara politike ia ka hedhur Edi Ramës. Jemi duke u bindur se politika e do më shumë heshtjen sesa të folmen, Aliu duke heshtur na mbyti të gjithëve. Edi Rama fol, e ne përqesh, kritiko, shaj, mëri e tradhti për Mini-shengenin me Vuçiqin e Serbisë. Habitemi, se pse Vuçiqi kur erdhi në Ohër mediumet e popullata shqiptare më shumë ia vunë veshin Zaevit e Ramës duke i pyetur, kritikuar, provokuar e sharë, kurse Ali Ahmetin askush se kritikonte. Edhe në Tiranë, Ali Ahmeti, s’dukej e s’shihej askund duke ndejtur qenareve politike. Nuk e ka lënë menjanë vetëm Rama Kosovën, e ka lënë mënjanë, njësoj, edhe Ali Ahmeti, mirëpo Rama kritikohet deri në tradhti, kurse Alia i zhytur e i heshtur thellë në shtëpi. Kështu del se Ali Ahmeti e ka futur llugave jo vetëm popullatën shqiptare në Maqedoninë Veriore, por edhe Edi Ramën e Shqipërisë duke bërë blla, blla, blla. Sa është fajtor Rama me Minishengenin me Serbinë, aq edhe Ali Ahmeti, mirëpo Rama tradhtar, kurse Ali Ahmeti shqiptar. Edhe Rama ia ka kthyer shpinën Kosovës, po edhe Ali Ahmeti, mirëpo njërin, Edi Ramën e kemi shpallur të shitur, kurse tjetrin, Ali Ahmetin jo, e pse jo?