Në vitin 2020 parashikohet rritje e shitjes së smartfonëve

Kompania inteligjencës së tregut global, Korporata Ndërkombëtare e të Dhënave (IDC) tha se dërgesat e Kinës për smartfonë do të rriten vitin e ardhshëm.
Sipas IDC-së, këto dërgesa do të rriten deri në 0.7 për qind në krahasim me vitin e kaluar, pas hedhjes në treg të smarfonëve me rrjetin 5G, duke u mundësuar konsumatorëve të ndërrojnë modelet. Para vitit 2021, një në 5 celularë do të lidhet me rrjetin 5G.
Pritet që vitin e ardhshëm, çmimi i mbi 20 për qind të celularëve me 5G do të bjerë nën 2,000 juanë (rreth 260 euro).
Sipas IDC-së, dërgesat e smartfonëve me 5G në Kinë arritën në mbi 480 mijë njësi në tremujorin e tretë të këtij viti, shumica e të cilave janë me çmim mbi 700 dollarë amerikanë.