Janë shqiptuar 390 gjoba për mosmbajtje të maskave

Gjatë 24 orëve të fundit (06/07.01.2021 ) në gjithë territorin e vendit janë regjistruar 521 shkelje për mosmbajtje të maskës për mbrojtje nga virusi. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim mbrojtjen nga pandemia.