Aksident i rëndë në autostradën Prizren-Suharekë, lëndohen katër persona

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën Prizren-Suharekë.

Aksidenti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Mbrëmë më datë 06.01.2021, rreth orës 22:00, në autostradë, drejtimi Prizren-Suharekë, në kilometrin e 29-të, është shkaktuar një aksident trafiku , ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Katër persona kanë marr lëndime trupore, përderisa raportohet për dëme të shkaktuara materiale. Njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradës i Policisë së Kosovës është marr me rastin dhe procedurat e nevojshme në vendin e ngjarjes”, tregon Hoxha për KosovaPress.