Janë sanksionuar 102 shoferë në Shkup, 44 për vozitje të shpejtë

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 102 gjoba, prej të cilave dyzet e katër për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, tetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, gjashtë sanksione për automjete të paregjistruara, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.