“Janë kontrolluar 54 persona dhe 11 vetura”, MPB me detaje rreth bastisjeve në lokalet e Haraçinës

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së sotme ka informuar në lidhje me praninë e shtuar të policisë gjatë mbrëmjes së djeshme në Haraçinë, shkruan TV21. Nga MPB thonë se në disa objekte gastronomike në Harçinë janë kontrolluar 54 persona dhe 11 automjete, ndërsa është arrestuar një 40-vjeçar tek i cili është gjetur një pistoletë.

“Është kryer kontroll aksionar në objektet hotelierike në zonën e fshatit Haraçinë të Shkupit, ku është privuar nga liria A.D.(40), i punësuar në një nga lokalet. Tek ai është gjetur pistoleta “TT” dhe një karikator me tetë plumba. Ai është dërguar në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj të tij do të bëhet kallëzimi penal sipas nenit 396 nga Kodi Penal”, thonë nga MPB.

TV21 për praninë e shtuar të forcave policore raportoi gjatë mbrëmjes së djeshme, mirëpo nga MPB gjatë ditës djeshme, por edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm nuk tregonin se cilat ishin arsyet që në këtë vendbanim kishte aq shumë policë/tv21.tv