James Rodriguez mund të rikthehet në vendlindje

James Rodriguez mund të rikthehet në vendlindje, te ekipi Atletico Junior.

James nuk duket i lumtur në Katar, te skuadra Al Rayyan që u transferua në shtator të vitit 2021, nga Everton.

Ai ka kontratë me ekipin nga Katari deri në vitin 2024, por mund të largohet në fund të sezonit drejt Kolumbisë, transmeton lajmi.net.

Ekipi nga Kolumbia, Atletico Junior janë të gatshëm të paguajnë 15 milionë euro, që Al Rayyan kërkojnë për James.

Në 14 ndeshje sa ka zhvilluar me ekipin e tij, ai ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.

Mbetet të shihet në fund të sezonit nëse lojtari do rikthehet në vendlindje apo do vazhdojë në Katar.