“Jam paragjykuar shumë” – Linda Halimi flet për martesën e saj me reperin Big D

Këngëtarja Linda Halimi tani edhe banore e Big Brother Vip Kosova ka treguar për historinë dhe paragjykimet që ka marrë pas martesës me reperin Big D.
Ajo tha se përveç familjës dhe rrethit të saj familjar, kanë reaguar dhe janë sjellur keq edhe qytetarët të cilët nuk i ka njohur.

“Nëna ime ka qenë një herë në autobus dhe kur e kanë kuptuar se është nëna ime e kanë ofenduar duke i thënë, ‘ti e ke edukuar keq, largohu nga autobusi’”, ka thënë Linda.

Linda Halimi tregon se edhe pjesa tjetër e familjës janë përballur me situata të tilla.

“Kam xhaxhallarë që nuk flas me ta ende, madje i kanë thënë babait tim ‘nëse ti nuk je i gatshëm e marrim ne gjakun, ta pastrojmë ne gjakun”, tregoi Linda mes lotësh.

Këngëtarja e tregon këtë si një nga pjesët më të vështira të jetës së saj pasi që presion të madh sipas saj kishte edhe nga portalet.

Linda Halimi dhe i dashuri i saj kanë bashkë një vajzë të quajtur Kaimana. /Lajmi.net/