Jack Ma dhuron 14,4 milionë dollarë për një vaksinë kundër koronavirusit

Fondacioni Jack Ma ka njoftoi se do të dhurojë 100 milionë juanë (14,4 milionë dollarë) për të mbështetur studimin dhe zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit të ri.

“E dimë mirë që shkencëtarët po luftojnë me kohën, nuk do të jetë një detyrë e lehtë’’, theksoi Jack Ma, themelues i Alibaba dhe fondacionit me emrin e tij.

Ai theksoi se fondacioni do të përpiqet të sigurojë më shumë ndihmë për zhvillimin dhe pasurimin e shkencës mjekësore në luftën kundër viruseve.

Alibaba Group tha se ”do të sigurojë tek institucionet publike qasje falas në të gjitha aftësitë e inteligjencës artificiale së nevojshme për zhvillimin e vaksinave e ilaçe të reja për të luftuar koronavirusin e ri”.