Ja si mund të ndryshojë Barcelona me ardhjen e Xavit

‘Blaugranët’ nuk janë duke kaluar aspak formë të mirë këtë edicion.

Shkaku i rezultateve të dobëta pak ditë më parë Barcelona shkarkoi trajnerin Ronald Koeman.

Tani postin e trajneri te giganti spanjoll përkohësisht e ka marrë Sergi Barjuan, por bisedimet e klubit janë duke vazhduar me Xavin që pritet të merr stolin nga java e ardhshme.

Mediat spanjolle tani kanë filluar të projektojnë idetë që Xavi mund t’i përdorë te Barça.

Me ardhjen e spanjollit, te Barcelona pritet të ketë më pak hapësira për futbollistë si Gerard Pique, Luuk de Jong, Philippe Coutinho e Memphis Depay.

Të gjitha këta futbollistë kanë dëshpëruar me paraqitjet e tyre në ndeshjet e fundit, dhe thuhet se nuk do të ketë shumë hapësira për ta.

Ndërsa futbollistë si Eric Garcia, Clement Lenglet e Riqui Puig pritet të marrin më shumë minutazh.

Xavi beson te akademia e klubit, dhe pritet ti jep hapësira më shumë futbollistëve të rinj që pritet të bartin barrën kryesore të Barcelonës në vitet e ardhshme.