Hernandez afër rinovimit me Milanin

Mbrojtësi francez do të vazhdojë të mbetet pjesë e gjigantit italian.

Theo Hernandez ka kontratë aktuale me Milanin deri në qershor të vitit 2024.

‘Rossonerët’ e shohin mbrojtësin si futbollist kyç të tyre, andaj tashmë kanë nisur bisedimet e të në lidhje me një marrëveshje të re.

Sipas ‘Calcio Mercato’, Milani është i gatshëm t’i ofrojë Hernandezit dyfishim të pagës nga 1.5 milionë euro sa përfiton aktualisht në tre milionë euro, në mënyrë që ta mbajnë në ekip atë.

Futbollisti dëshiron të qëndrojë te gjiganti italian, por ka kërkuar një rrogë prej katër milionë eurosh.

Marrëveshja nuk është mbyllur ende, por një gjë e tillë pritet të ndodhë së shpejti dhe franezi do të nënshkruajë kontratën e re që do ta mbajë në “San Siro” deri në vitin 2026.