Ja si duket helikopteri i rrëzuar sot në Shkup (Foto)

Shkak për rrëzimin e helikopterit që ndodhi sot rreth orës 11:30 minuta në aeroportin e Shkupit është era e fuqishme. Helikopteri menjëherë pasi është furnizuar me derivate, ka tentuar të ngritet në ajër, por për shkak të erës së fortë është rrëzuar.

Helikopteri ishte i MPB-së dhe në ekuipazh ishin 5 persona, njëri nga të cilët mori lëndime trupore. Në vend ngjarje menjëherë kanë arritur njësit zjarrfikës, policia dhe organet tjera kompetente të cilat merren me zbardhjen e plotë të rastit.