Ja sa vite burg deri tani ju kanë bërë Gruevskit, por ekstradimi i tij në pikëpyetje?

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski deri tani duhet të vuaj 11 vite burg, për tre vepra të rënda penale që i ka kryer gjatë qeverisjes së tij.

TV21 përmes një kronike ka përshkruar se për cilat raste është dënuar Gruevski. Azilanti politik i Hungarisë deri tani është i dënuar gjithsej për 3 lëndë, ndërsa për rastin “Tanku” që ka të bëjë me blerjen në mënyrë të fshehtë të “Mercedesit” të blinduar me vlerë 600 mijë euro ka edhe vendim të plotfuqishëm, me çka Gruevski është i dënuar me 2 vite burg, raporton TV21.

Si porositës i dhunës në Qendër, gjykata e shpalli fajtor dhe e dënoi me 1 vjet e gjysmë burg, ndërsa dënimin e fundit e mori dje për “Parcelat në Vodno”. U dënua me 7 vite burg për fshehjen e pasurisë, ndërsa iu konfiskuan gjithsej 5 banesa.

Në dosjen gjyqësore të Gruevksit janë edhe 3 lëndë të tjera për të cilat akuzohet.

Rasti “TITANIK” ku akuzohet për parregullsi zgjedhore, bashkëpunim kriminal, keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012 dhe shkelje të së drejtës së votës. Rasti “TNT” ku akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe rasti “TRAEKTORJA” ku akuzohet për marrje të shpërblimit për ndikim të paligjshëm, por këtu Gruevskit i është i është vjetërsuar vepra penale.

Megjithatë edhe pse në arrati, ish-kryeministri i ndjek zhvillimet gjyqësore në vend. Nëpërmjet Facebook-ut të vazhdimisht komenton vendimet dhe akuzat që i bëhen, ndërsa vlerëson se të gjitha lëndët kundër tij janë hakmarrje politike. Gruevski që nga viti 2018 është në arrati, ndërsa për ikjen e tij asnjë institucion ose zyrtar nuk mban përgjegjësi./TV21