Ja sa persona u dënuan për mosmbajtje të maskës në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me masën për mbajtjen e maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, MPB-ja ka regjistruar gjithsejtë 431 shkelje.

Nga ky dikaster në vazhdimësi bëjnë thirrje deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë dhe zbatojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.