Ja kush janë dy personat e vrarë në Bllacë

Persona të armatisur dhe të maskuar mëngjesin e sotshëm kanë grabitur një kazino në afërsi të Shkupit, në rrugën drejtë Kosovës, shkruajnë mediat lokale, përcjell Fakte. Sipas informacioneve të para, nga sulmi kanë ngelur të vdekur dy djemë të rinj, V.H. (22) dhe B.N.(20) nga fsh.Krushopek i angazhuar si sigurim në kazino.

Organet e rendit janë në vendngjarje dhe po ndërmarrin masat e duhura./FAKTE