Ja çka thotë policia për rrahjen në Spitalin e Tetovës

Dje në ora 12:45, personi A.E. (41) nga Tetova ka raportuar, se rreth orës 11.00 në Spitalin Klinik të Tetovës, ku është i punësuar, ka qenë i sulmuar fizikisht nga personi N.S. (50) nga Sellca e Tetovës, i cili gjithashtu është punonjës i spitalit.

Pak më vonë, i denoncuari N.S. gjithashtu ka raportuar se kishte qenë i sulmuar fizikisht nga denoncuesi paraprak A.E dhe disa persona tjerë të cilët nuk kanë qenë të punësuar në spital dhe të njëjtit i kishin ardhur në ndihmë personit A.E.

Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.