Izraeli në gatishmëri të plotë ushtarake pas kërcënimeve të Iranit

A picture taken from a position in southern Israel along the border with the Gaza Strip on January 19, 2024, shows an Israeli tank rolling along the fence as damaged buildings are see in the Gaza strip amid continuing battles between Israel and the militant group Hamas. (Photo by JACK GUEZ / AFP)

Të gjitha forcat izraelite janë në gatishmëri të plotë pas kërcënimeve të një sulmi të mundshëm iranian.

Zëdhënësi kryesor ushtarak izraelit, Daniel Hagari, ka bërë të ditur në një konferencë televizive se dhjetëra avionë luftarakë ishin në ajër si pjesë e gjendjes së gatishmërie, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se udhëtimet shkollore dhe aktivitetet e tjera rinore të planifikuara për ditët në vijim, fillimi i festës së Pashkës, gjithashtu janë anuluar nga Komanda e Frontit të Brendshëm.