Kylie Jenner shfaqet tejet atraktive me bikini jeshile, gjatë pushimeve me motrat e saj

Kylie Jenner shfaqi trupin e saj të skaliturme bikini jeshile, në imazhet e reja të shpërndara në Instagram të mërkurën.

Ylli 26-vjeçare ishte në plazh në Turks dhe Caicos në Bahamas, ku ishin me pushime edhe motrat Kim dhe Khloe Kardashian. Motrat e saj gjithashtu kanë postuar imazhe të mrekullueshme me rroba banje ditët e fundit.

Themeluesja e “Kylie Cosmetics” shtoi gjithashtu një gjerdan tërheqës që dukej të ishte një dizajn vjollcë dhe rozë.

Bukuroshja kishte thonj të gjatë ngjyrë vjollce dhe jeshile, të cilat i jepnin pamjes së saj një ndjesi sirene, teksa shtonte byzylykë dhe unaza argjendi.

Flokët e saj të zinj ishin të lagur nga oqeani dhe të vendosur mbrapa, ndërsa ajo mori pozat e saj më të mira.