Izraeli ka vrarë të shtunën liderin e dytë të grupit Xhihadi Islamik Palestinez

Izraeli ka vrarë të shtunën liderin e dytë të grupit Xhihadi Islamik Palestinez, teksa vazhdon të rritet numri i viktimave nga sulmet ajrore në Gaza. Khaled Mansour është vrarë nga sulmet ajrore në shtëpinë e tij në Rafah, në jug të Gazas.

Ky pjesëtar me ndikim në grup u ka mbijetuar pesë tentim-vrasjeve nga ushtria izraelite në të kaluarën. Ai akuzohet për përgatitje të operacioneve ushtarake jashtë Gazas. Gjashtë fëmijë dhe disa luftëtarë të grupit palestinez, janë në mesin e 29 palestinezëve që raportohet të kenë vdekur.

Rreth 400 raketa palestineze dhe mortaja janë lëshuar në Izrael prej të premtes, ka thënë një zyrtar izraelit. Izraeli ka thënë se ka nisur operacionet për shkak të kërcënimeve që vijnë nga grupi, Xhihadi Islamik Palestinez.

Kjo dhunë e raportuar përbën përshkallëzimin më serioz në mes të Izraelit dhe Gazës këtë vit. Në maj të vitit 2021, një luftë 11-ditore ka lënë të vdekur më shumë se 200 palestinezë dhe disa izraelitë.