Izraeli do të lirojë 150 të burgosur palestinezë

Izraeli pritet të lirojë 150 të burgosur palestinezë gjatë armëpushimit katërditor – të gjithë gra dhe njerëz të moshës nën 19 vjeç.

Shumica e tyre do të kthehen në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem, pas periudhave të burgimit që zgjasin nga disa muaj në disa vjet.

Pse janë burgosur?

Ata u arrestuan për vepra, duke përfshirë tentativë therje me thikë ose vrasje, gjuajtje me gurë ndaj ushtarëve izraelitë ose kontakt me organizatat armiqësore.

Shumë prej tyre u mbajtën nën paraburgim administrativ, që do të thotë pa gjyq.

Por asnjëri prej tyre nuk është dënuar për vrasjen e izraelitëve, ndryshe nga shkëmbimet e mëparshme të të burgosurve.

Kush është në mesin e të burgosurve?

Izraeli publikoi një listë me 300 të burgosur palestinezë nga të cilët 150 prej tyre do të përzgjidhen për t’u liruar, në mesin e të burgosurve ka të mitur, gra e të moshuar.