Izraeli do të shkojë në votimet e treta më 2 mars 2020, nëse parlamenti izraelit, Knesset, do të shpërndahet të mërkurën e ardhshme.
Kryeministri Benyamin Netanyahu dhe rivali e tij centrist Benny Gantz, morën këtë vendim pas një marrëveshje të arritur midis partive ”Likud” dhe ”Bardheblu”.
Knesset, sipas ligjit ka kohë deri ditën e mërkurë, pas dështimit të liderëve Netanyahu dhe Gantz për të formuar një shumicë qeveritare, të të paktën 61 kolegëve të tyre nga 120, por diçka e tillë duket se nuk ka të ngjarë të ndodhë.