Izet Zeqiri fiton betejën me koronavirusin

Ish deputeti dhe profesori i njohur nga Tetova, Izet Zeqiri, përmes një shkrimi në Facebook, ka përshkruar përvojën e tij me koronavirusin, shkruan gazeta LAJM. Ai rrëfen se është infektuar para dy javëve ndonëse kishte bërë shumë kujdes në muajt e kaluar që të mos preket nga kjo sëmundje.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë shkrimin e tij.

Të dashur miq. Unë u mundova për 8 muaj me radhe të mos infektohem nga covid19, por nuk ia dola dot. Beni kujdes, ruhuni për shëndetin tuaj, të familjareve tuaj, sidomos të prindërve tuaj.
Pas dy javësh të trazuara, në beteje individuale dhe familjare bashkë me Nisën, jemi në rrugë për të përballuar me sukses së bashku këtë të keqe.. Ishte një përvojë e lodhshme…
Miq të dashur ajo qe rrezikon të vrase me shume ne përballje me ketë virus është paniku i tepruar, frika, demoralizimi, pesimizmi dhe dorëzimi fizik dhe shpirtëror.
Isha i mbështetur te Krijuesi i jetës dhe i vdekjes dhe te caktimi i tij. E te besosh te Zoti d.m.th. të mbështetesh te Ai, do të thotë të jesh me i qete, dhe i vetëkontrolluar. Ndërmora të gjitha masat për tu përballur me këtë lloj rreziku, duke mos menduar në thënien se çfarë është caktuar do të ndodh por kam kërkuar ndihmë mjekësore dhe popullore.
Dua ta nis mirënjohjen time nga familja bashkëshortja dhe vajzat që më kanë qëndruar mbi kokë, nga doktori amë Iliri, mjekë i ri i qetë dhe shumë i përkushtuar. Falënderoj doktor Lilin drejtorin e spitalit të Tetovës për përkrahjen dhe ndihmën në çdo kohë për mua dhe familjen time.
Falënderoj doktor Fadil Canën infektologun e njohur për ndihmën, kontrollin, terapinë dhe udhëzimin e dhënë në çdo kohë pa hezitim.
Zoti i bekoftë. Te gjithë popullit tone dhe mbare njerëzimit i qofte e lehte dhe e kaluar!

Gazeta LAJM