Italia me halle në sulm, Mancini e gjen zgjidhjen në Argjentinë

Roberto Mancini, trajner i Italisë, befason me vendimin e tij të fundit për të grumbulluar në përfaqësuese një sulmues që është pjesë e skuadrës Tigres, në Argjentinë.

Quhet Mateo Retegui, ka shënuar gjashtë gola në po aq takime të Superligës së Argjentinës dhe sipas asaj raportimeve të orëve të fundit, i ka shkuar thirrja nga Mancini për ndeshjet e të kaltërve për Euro 2024.

Italia do të angazhohet fillimisht në Napoli, kundër Anglisë, më 23 mars, dhe më pas në Ta’ Qali, më 26 mars, në fushën e Maltës.

I lindur në vitin 1999, Retegui u rrit si futbollist te Boca Juniors, një klub me të cilin ai është ende i lidhur me kontratë, por në sezonet e fundit ka veshur gjithmonë fanellat e Estudiantes dhe Talleres në huazim.

Shpërthimi i tij ndodhi në Viktoria, me Tigre, ku në vitin e tij të parë shënoi 19 gola në 27 ndeshje, ndërsa viti 2023 u nis me 6 gola në 6 ndeshje të ligës.

Shumë i fortë nga pikëpamja fizike, një nga cilësitë e tij më të mira është lufta ajrore. Është sulmues i aftë për të mbajtur peshën e repartit dhe për të tërhequr skuadrën.

Mateo Retegui u përgjigjet nevojave të Roberto Mancinit, i cili nuk e ka fshehur shqetësimin për problemet në sulmin e kombëtares.

“Problemet janë serioze. Immobile është i dëmtuar, Raspadori në dyshim. Ka pikëpyetje të mëdha. Pothuajse të gjithë sulmuesit tanë qendrorë kanë luajtur shumë pak muajt e fundit.

Nuk kemi asnjë që është titullar, me përjashtim të Gnontos, i cili ka luajtur pak më shumë te Leeds dhe mund të veprojë si qendërsulmues,” – do të deklaronte Mancini.

Retegui do t’u bashkohet lojtarëve të tjerë me origjinë italianë që vihe nën urdhrat e Mancinit si: Emerson Palmieri, Rafael Toloi dhe Jorginho. Por ka edhe më.

Në orët e fundit nga Argjentina ka mbërritur lajmi se një tjetër talent ka vendosur të luajë për Italinë: Bruno Zapelli.

Klubi i tij, Belgrano, njoftoi se i kishte ardhur ftesa nga Italia U-21 e drejtuar nga Paolo Nicolato.