Italia kërkon ekstradimin e Robinho – braziliani u dënua me nëntë vite burg për një përdhunim

Shteti i Italisë po e kërkon ekstradimin e Robinho.

Ish-lojtari brazilian, Robinho është shpallur më herët fajtor për një rast përdhunimi.

Rasti kishte ndodhur në vitin 2013, në kohën kur ylli brazilian luante me fanellën e skuadrës së Milan.

Robinho aktualisht ndodhet në Brazil dhe Italia po e kërkon ekstradimin e lojtarit, përcjell lajmi.net.

Një urdhër-arresti ndërkombëtar u lëshua nga Italia gjatë muajit shkurt.

Lojtari vazhdon t’i mohojë akuzat që vijnë drejt tij, përkundër vendimit të marrë nga gjykata.