Itali: Vetura përplas për vdekje 24-vjeçaren nga Kosova

Një 24 vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur të në Itali.

Mediat italiane raportojnë se Blerinë Kryeziu, e cila po jetonte në Itali prej disa kohësh, u përplas për vdekje të premten në Olmi di San Biagio di Callalta, por ajo vdiq pas tri ditësh qëndrimi në spital pasi nuk ia arriti t’u mbijetonte plagëve.

24-vjeçarja punonte si kamariere në restorantin e njohur “da Silvano”, prej më shumë se tre vitesh. Ajo ishte edhe e martuar prej disa muajsh, transmeton Klankosova.tv.