Itali: Mbi 100 të vdekur nga Kovid-19

Koronavirusi i ri mori jetën e 107 personave në Itali nga përhapja e epidemisë. Këto janë të dhënat e reja të autoriteteve të publikuara sonte.

Numri i të infektuarve është 3.089, me ç’rast Italia është e treta në botë sipas numrit të të infekatuarve nga koronavirusi i ri pas Kinës dhe Koresë Jugore.

Gjatë 24 orëve të kaluara kanë vdekur 28 persona, ndërsa në vend janë identifikuar 587 raste të reja, njofton Shërbimi për mbrojtje civile.