Fjalë pak, por punë boll

Ditëve të fundit me të madhe kemi parë “reklama” nga partitë në pushtet, BDI dhe LSDM për të bërat e tyre gjatë këtij mandati. Por për çudi, edhe pse në këtë përbërje ka qenë edhe një parti e cila, edhe pse e vogël, por punë ka bërë të mëdha, dhe që një fjalë goje nuk nxjerr për atë që ka bërë. Fjala është për Alternativën, e cila, edhe pse me vetëm një ministri, atë të kulturës, arriti të bëj një sërë punësimesh, solli në jetë një projekt madhor që deri para një viti për shqiptarët ishte vetëm ëndërr, Teatrin e Gostivarit, i cili, solli në jetë një institucion të ri kulture, që do mbledh në gjirin e vet shumë aktorë të porsa diplomuar dhe që rrinin rrugës dhe jo vetëm.

Në kohën dhe drejtimin e Ministrisë së kulturës pikërisht nga kjo ministri, u krijua Ansambli i këngëve dhe valleve shqipe në Maqedoninë e veriut, por u ndanë mjete edhe për përfundimin e teatrit në Shkup, dhe fazës rrjedhëse të Teatrit dhe bibliotekës së Tetovës, projekte këto, me rëndësi të veçantë për shqiptarët, pa harruar këtu edhe teatrin për fëmijë në Shkup.

Dhe për çudi, asnjëherë ministrin Hysni Ismaili nuk e pamë të del në pres konferenca dhe të lavdërohet për punët që ka bërë në të mirë të popullit të tij.

Pikërisht në kohën dhe drejtimin e Ministrisë së kulturës nga kuadër i kësaj partie, u bë po ashtu edhe rinovimi komplet i Muzeut të alfabetit në Manastir, i cili deri para ca vitesh, ishte shndërruar në një moll për shitjen e pllakave dhe teknikës së bardhë.

Dhe për fund, nuk lihet dot pa u përmendur edhe dhimbja kryesore që deri para ca muajsh kishin artistët e vendit tonë, e që u arrit pikërisht në kohën e këtij Ministri, marrëveshja kolektive, e cila sado pak zbuti kërkesat e artistëve të vendit që, vite me radhë trajtoheshin sikur të ishin punëtor të thjeshtë të administratës.-ATA/shqiponline

Loading...