Itali: Kapen 220 kilogramë kokainë, arrestohet shqiptari

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Guardia di Finanza në Itali.

Arrestimi i tij u bë gjatë një operacioni Anti-drogë në Verona, ku u kapën 220 kilogramë drogë e llojit kokainë.

Sasia u kap në një kamion që drejtohej nga shqiptari, i cili ishte edhe më parë i akuzuar për trafikim droge, shkruajnë mediat italiane përcjell Klankosova.tv

Nëse kokaina e pastër do të hidhej në treg vlera e saj do të arrinte në 15 milionë euro

Kamioni u ndalua nga agjentën e Guardia di Finanzas në autostradën A4 të Veronas.

Agjentët vunë re se shpejtësia e kamionit ishte jo e zakonshme, prandaj fillimisht e verifikuan targën e automjetit.

Ata kishin pasur informacione se kamioni mund të përdorej për transportim të drogës.

Ngjarja ka ndodhur më datën 6 mars.

Droga që u zbulua ishte e ndarë në 200 pako, përcjell Klankosova.tv/ Klankosova.tv