Itali, 17.000 punonjës shëndetësorë të infektuar me koronavirus

Rreth 17 000 profesionistë të shëndetësisë janë infektuar nga koronavirusi i ri në Itali dhe dy të tretat e tyre janë gra, sipas një raporti të bërë publik sot nga Instituti i Lartë i Shëndetit (ISS).

Kjo shifër përfaqëson 10% të totalit të rasteve me COVID-19 në vend.

“Midis 16 991 profesionistëve të infektuar me koronavirus, 43, 2% janë infermierë dhe mjekë obstetër, 19% mjekë të spitalit, 9,9% punonjës mjeko-socialë, 19,2% i përkasin profesioneve të tjera shëndetësore”, sipas raportit ISS të paraqitur në një konferencë për shtyp.

Instituti thotë se mosha mesatare e tyre është 42, më shumë se dy në tre janë gra dhe se një shumicë e madhe e rasteve (70.9%) punojnë në spitale.

Sipas një raporti të komunikuar dje nga Federata Kombëtare e Urdhrit të Mjekut (Fnomceo), pandemia ka vrarë deri më tani 125 mjekë në Itali.