Ismet Jashari – Komandant Kumanova, në 25-vjetorin e rënies heroike!

Shkruan: Minir ADEMI

PËRKUJTIM

Njëri ndër personalitetet më të rëndësishme që lanë gjurmë të pashlyeshme në murin e historisë së
lavdishme të Kosovës, pa dyshim ishte edhe biri i Kumanovës dhe i mbarë Shqiptarisë, Ismet Jashari.
Lindi në fshatin Orizare të Kumanovës më 16 prill të vitit 1967. Ishte i biri i Jashar dhe Nurie Jasharit. Ai
rridhte nga një familje me vlera të larta atdhetare. Dy vëllezërit e tij më të mëdhenj, Xhemajli dhe
Murati, që herët zhvillonin veprimtari kombëtare. Ata kishin përkrahur kërkesat e bashkëkombësve në
Kosovë, të shprehura në demonstratat e mars-prillit të vitit 1981. Për këtë arsye ishin arrestuar dhe
dënuar nga regjimi i atëhershëm jugosllav. Veprimtaria dhe angazhimi i tyre në shërbim të çështjes
kombëtare patën ndikimin edhe në formimin e personalitetit të Ismetit. Që në moshë të re, ai ndoqi
gjurmët e vëllezërve të tij më të mëdhenj. Pasi mori mësimet e para në shkollën fillore të vendlindjes,
Ismet Jashari regjistrohet në Shkollëne Mesme Ekonomike të Kumanovës, në vitin 1982. Por, për shkak
se, siç u lajmërua që: “në fletoret e tij janë gjetur shkrime me përmbajtje nacionaliste”, organet e
pushtetit të atëhershëm shtetëror maqedonase e përjashtuan në vitin e dytë, me çka ai u detyrua të
vazhdonte shkollimin e mesëm në Preshevës në drejtimin e makinerisë, ku edhe i përfundoi me sukses.
Për shkak të ndjekjeve dhe presionit të vazhdueshëm të pushtetit jugosllav, ashtu si shumë veprimtarë
të tjerë të çështjes kombëtare, edhe Ismet Jashari detyrohet të emigroj në Zvicër, aty ku jetonin dhe
vepronin edhe shumë atdhetarë të tjerë shqiptarë. Atje, vazhdoi veprimtarinë atdhetare, në kushte dhe
rrethana të reja. Asokohe ishte në kontakt të vazhdueshëm me vëllezërit, Muratin e Xhemajlin, si dhe
me shumë bashkëveprimtarë të tyre, të cilët zhvillonin aktivitet propagandues çlirimtar. Në Zvicër dhe
vende të tjera evropiane ai mori pjesë në shumë tubime, demonstrata e organizime të ndryshme në
përkrahje të çështjes kombëtare.
Ismeti i takon brezit militant atdhetar, i cili gjithmonë veproi në mbështetje të idesë për t’iu kundërvënë
me forcë pushtuesit. Ai, së bashku me bashkëmendimtarët nuk reshti kurrë në veprimtarinë e tij
atdhetare për krijimin e kushteve për luftë të armatosur kundër pushtuesve të trojeve etnike shqiptare.
Ismeti ishte ndër të parët që mori pjesë në themelimin e Fondit “Vendlindja Thërret”, i cili u bë bazë
kryesore e logjistikës dhe e financimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa, menjëherë pasi
filluan luftimet midis UÇK-së dhe ushtrisë e policisë pushtuese serbe, ai vendosi që të shkonte në
Kosovë, për të marrë pjesë drejtpërdrejtë në frontin e luftës.
Pas Epopesë së Jasharajve të Prekazit, të 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, atdhetari i përkushtuar i luftës
çlirimtare, Ismet Jashari, bën përgatitjet e fundit për të hyrë në Kosovë. Më 11 mars të po atij viti, ai
bashkë me Fehmie XhevëLladrovcin, MirushDakën, Bekim Berishën, Agim Bajramin, Fatmir Limajn, Haxhi
Shalën e të tjerë, futet në zonat ku po vepronte Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe vendoset në Likoc të
Drenicës, ku asokohe ndodhej baza më e rëndësishme e saj.Me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari u ngarkua me detyrë ushtarake në zonën e Llapushës, me
qëllim të zgjerimit dhe konsolidimit të radhëve të Ushtrisë Çlirimtare.
Që në mars të vitit 1998, Ismet Jashari me bashkëmendimtarët dhe bashkëluftëtarët e tij: Fatmir Limajn,
Haxhi Shalën, Sadik Shalën e të tjerë, formojnë njësitin ushtarak “Çeliku”, me bazë në Kleçkë. Ismeti me
bashkëveprimtarët e tij ishin luftëtarët e lirisë që reflektonin shpresë dhe frymëzim për të gjithë
ushtarët dhe popullatën civile.Që në fillim të përfshirjes së tij në luftë, Ismetin, bashkëluftëtarët e
thërrisnin me pseudonimin “Kumanova”.
Në prill të vitit 1998, Ismet Jashari i ngarkuar me detyrë ushtarake ndodhej në Dukagjin. Gjatë kthimit
nga atje për në Kleçkë, ra në pritë të forcave serbe te vendi i quajtur Guri i Zi, në mes të fshatrave
Volljakë e Çupevë të Klinës. Me atë rast ai plagoset në të dy këmbët. Kur luftëtarët e lirisë arritën ta

merrnin nën kontrollin e tyre Grykën legjendare të Llapushnikut, më 9 maj të vitit 1998, Ismet Jashari,
ende pa u shëruar sa duhet, mori pjesë aktive në barikadimin e kësaj gryke, e cila u bë barrierë e
pathyeshme për forcat armike deri më 27 korrik të po atij viti.Pas zënies së asaj pike tejet të
rëndësishme strategjike, Ismet Jashari me bashkëluftëtarët e tij iu afrohet pikave të tjera po aq me
rëndësi, në Qafë të Duhlës dhe në Grykë të Carralevës. Në periudhën kohore prej fillimit të majit e deri
në mbarim të gushtit të vitit 1998, Ismet Jashari-Komandant Kumanova, Fatmir Limaj- KomandantÇeliku,
Haxhi Shala- Komandant Topi, Shukri Buja- Komandant Sokoli e shumë luftëtarë të tjerë të dalluar,
përforcuan të gjitha pikat ushtarake në pjesën jugore të Drenicës, duke filluar nga Llapushniku e deri në
Qafë të Duhlës, prej Arllatit e deri në Bllacë dhe prej Komoranit e deri ne Blinajë.
Në ofensivën e forcave pushtuese serbe të 25 dhe 26 korrikut të vitit 1998, në Grykë të Llapushnikut dhe
në fshatin Zborc afër Grykës së Carralevës, Ismet Jashari me bashkëluftëtarët e tij, Imer Alushani, Gani
Kastrati, Nuhi Mazreku, Ali Zogaj, Habib Zogaj e shumë të tjerë, luftuan heroikisht në mbrojtje të
pozicioneve ushtarake të UÇK-së. Heroizmi i tij në fushëbeteja bëri që emri i Komandant Kumanovës
asokohe të bëhej burim frymëzimi për luftëtarët e lirisë jo vetëm në Drenicë e Llapushë, por në mbarë
Kosovën.
Fakti se në luftën e lavdishme për çlirimin e Kosovës luftonin edhe luftëtarë nga trojet shqiptare në
Maqedoni, përforconte jo vetëm moralin e ushtarëve, por njëkohësisht i jepte shpresë popullatës civile
(e cila, për të mbijetuar nga granatimet serbe, kishte gjetur strehë në pyje e në gryka malesh), se dita e
çlirimit të tokës së Kosovës do të ishte e afërt.
Më 23 gusht të vitit 1998, pasi ushtria serbe kishte ndërmarrë të gjitha masat për të depërtuar në
drejtim të Kleçkës, ku ndodhej edhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare
të Kosovës, Ismet Jashari organizoi rezistencën në pikën e tij të pamposhtur, në Bajrak të Luzhnicës. Atë
ditë forcat serbe kishin granatuar me të gjitha llojet e armëve të rënda të artilerisë pozicionet
e Komandant Kumanovës, i cili printe në ballë të kundërsulmit mbi forcat armike. Në mbrojtje të
pozicioneve ishin rreshtuar luftëtarët më të dëshmuar, meqë pika ku armiku bënte përpjekje për të
depërtuar në drejtim të Kleçkës ishte me shumë rëndësi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Në të
njëjtën kohë, forcat serbe kishin sulmuar edhe në drejtim të Tërpezës, të Bllacës e të pikave të tjera
përreth Kleçkës.
Më 24 gusht 1998, forcat pushtuese serbe kishin shtuar rrezen e sulmit duke gjuajtur me topa të
kalibrave të mëdhenj dhe me raketa tokë-tokë. Pika ushtarake në Bajrak nuk po binte, ndonëse
bunkerët po digjeshin. Në mbrëmje, luftëtarët e lirisë kishin depërtuar thellë në pozicionet armike, duke
u shkaktuar dëme në njerëz dhe në teknikë lufte. Në mëngjesin e 24 gushtit, aty kah ora 8, u kërkua
përforcim nga baza për t’i sulmuar forcat e armikut që kishin depërtuar thellë në Bajrak të Luzhnicës. Në
aksion u gjetën trimat e lirisë të cilët para se të merrnin përforcimin, u sulmuan befasishëm nga forcat e
armikut. Në këtëbetejë ra edhe bashkëluftëtari i Ismetit, Gani Kastrati-Muxhahedini, ndërsa pati edhe
shumë të plagosur. Pas pak, duke iu shkuar në përforcim, ranë dëshmorë edhe dy nga bashkëluftëtarët
dhe shokët më të ngushtë të Ismetit, Nuhi Mazreku-Snajperisti dhe Afrim Buqaj – Mësuesi.
Në mbrëmjen e 24 gushtit dhe fillimin e natës së 25 gushtit,Ismet Jasharin –Kumanovën, toka nuk e
mbante! Ai kishte vendosur që o ti tërheq trupat e shokëve të rënë dëshmorë (Gani Kastrati,Nuhi
Mazreku e Afrim Buqaj) ose të bjerë bashkë me to. Formoi grupin e parë për veprim 5+5,ku përpos tij
bënin pjesë edhe Habib Zogaj-Arbri, Shaqir Shala-Dinamiti,Qamil Suka-Urani dhe Valbona Morina-
Bardha. Ndërsa, grupi i dytë do ta mbulonte grupin e parë, por pasi t’ju sinjalizonte për ndihmë
Komandant Kumanova. Meqë forcat armike serbe i kishin rrethuar në formën e patkoit,ato po i mbanin
tre dëshmorët e lirisë deri në momentin kur forcat e UÇK-së do të merrnin sulm për t’i tërhequr. Sipas
dëshmive të dhëna nga ushtarët e grupit të parë:Qamil Suka -Urani,Shaqir Shala -Dinamiti dhe Valbona
Morina – Bardha, dhe atij të grupit të dytë i udhëhequr nga Xhevat Buçaj-Malësori, me të depërtuar në
thellësi të malit për t’i tërhequr shokët, ata u sulmuan për një moment, dhe në kthim të sulmit në luftim
e sipër ranë heroikisht dy nga luftëtarët më të shquar të UÇK-së:Ismet Jashari-Kumanova dhe

HabibZogaj – Arbri! Kështu, mëngjesi i 25 gushtit 1988 ishte shumë i kobshëm për luftën çlirimtare, ku
humbën jetën luftëtarët më të zotë të Atdheut.
Bazuar në të dhënat e Ajet Dakës,pas një kohe, bashkëluftëtarët e Komandant Kumanovës të udhëhequr
nga Jetulla Çarri-Komandant Guri , ndërmorën një aksion të guximshëm në afërsi të fshatit Shirokë të
Therandës, nga ku arrijnë t’i tërheqin trupat e pesë dëshmorëve, të cilët i varrosin me nderime
ushtarake në Kleçkë. Pra, trupat e dëshmorëve të UÇK-së, forcat armike serbe i kishin dërguar dhe
varrosur në Shirokë, në përpjekje për t’ua humbur gjurmët.
Sot trupi i dëshmorit të kombit Ismet Jashari prehet në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në
Kleçkë, ku pushojnë edhe trupat e 66 dëshmorëve të tjerë të Brigadës 121 “IsmetJashari-Kumanova”.
Në respekt të veprës së tij në luftën për çlirimin e Kosovës, gjatë vitit 2001, Brigada 113 e Ushtrisë
Çlirimtare Kombëtare, e cila vepronte në zonën e Karadakut në Maqedoni, e mbajti me krenari emrin e
Ismet Jasharit-Komandant Kumanovës.
Falë gjakut që derdhën Ismeti dhe mijëra dëshmorë e martirë të tjerë të kombit, sot Kosova gëzon
pavarësinë si shteti më i ri në botë. Për kontributin e jashtëzakonshëm që dha në luftën për çlirimin e
Kosovës, më 25 gusht të vitit 2009, Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu e dekoroi Ismet
Jasharin me Urdhrin “Hero i Kosovës”.
Për ta nderuar dhe përjetësuar veprën heroike të Komandant Kumanovës, bashkëluftëtarët e tij i ngritën
shtatoren në Prizren dhe në vendlindjen e tij në fshatin Orizare. Në nderim të emrit e veprës së tij edhe
Gjimnazi në Likovëu emërua me emrin e Ismet Jasharit. Ndërsa, shumë shkolla, kazerma, rrugë e sheshe
anembanë Kosovës, me krenari e mbajnë emrin e Komandant Kumanovës.
Lavdi jetës dhe veprës së heroit Ismet Jashari-Komandant Kumanova!
Kumanovë, 25.08.2023