Ahmeti sfidon Mickoskin: “Vendi po hyn në ditë të vështira, zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja rrugëdalje!”

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke vlerësuar se ato janë zgjidhja e vetme për situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut.

Në një deklaratë për TV21, Ahmeti iu referua paralajmërimit të kryeministrit Hristijan Mickoski për një vit të vështirë ekonomik.

“Vetë Mickoski tha se na presin ditë të vështira dhe një vit i vështirë. Zgjidhja e vetme për vendin është shkuarja në zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Ahmeti.

I pyetur nëse beson se do të mbahen zgjedhje të parakohshme, ai u përgjigj: “Mendoj se nuk ka zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve.”