Ismaili pasi u zgjodh lojtar i vitit në futsall: Ishte privilegj dhe ndjenjë e papërshkruar

Taulant Ismaili është zgjedhur futbollisti më i mirë në futsall në gala mbrëmjen që e organizoi FFMV-ja në Teatrin Nacional të Maqedonisë, të martën në Shkup.
Ai me Futsal Shkupi u shpallën kampion të vendit dhe luajti në Ligën e kampionëve europian në futsall.
“Së pari falënderimi i takon Allahut, pastaj i falënderoj familjarët e mi, shokët dhe gjithë përkrahësit. Ishte një privilegj të zgjidhesh lojtar i vitit, një ndjenjë e papërshkruar. Këtë epitet ia dëshiroj çdo sportisti, veçanërisht atyre që merrën me futsall. Elhamdulilah”, ka shkruar Ismaili në profilin e tij.
Ismaili tani është lojtari i Futsal Club Arben Bajrami.