Urim i Pendarovskit me rastin e Krishtlindjeve katolike

Presidenti Stevo Pendarovski, u dërgoi urim të gjithë besimtarëve të krishterë të cilët i festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit gregorian.

“Më lejoni, të gjithë besimtarëve të krishterë të cilët i festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit gregorian t’ua uroj festën e madhe – Krishtlindjet. Dëshiroj që dita e lindjes së Krishtit të na sjellë lumturi, shëndet, gëzim dhe ta përforcojë besimin tonë dhe shpresën për një të nesërme më të mirë. Pikërisht në ditët e festës e cila kalohet me më të afërmit dhe kur shtëpitë dhe zemrat tona janë mbushur me dritë dhe ngrohtësi, të përhapim dashuri dhe harmoni në familjet tona, por edhe të kujdesemi dhe t’ua shtrijmë dorën të gjithëve të cilëve u nevojitet mbështetje materiale dhe shpirtërore”, theksohet në urimin e Pendarovskit.