Ishte pjesë e formatit por Kejvina dikur tallej me “BBVA”

Ka ndodhur shpesh që personazhet që hyjnë në “Big Brother Albania”, vite më parë kishin thënë se nuk do ta bënin një gjë të tillë.

Disa prej tyre edhe kishin folur keq për këtë format, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo që është nxjerru bllof është Kejvina Kthella.

Asaj ia kanë kujtuar në ‘Instagram’ dy statuse që ka shkruar dikur për “Big Brother VIP 1”.

Në njërin prej tyre modelja shkruante: “Zot të lutem më rikthe mbrapsht këto dy orë të jetës sime që i humba duke parë Big Brother VIP”.

Ndërsa në një status tjetër ajo shkruante: “Po këto të Big Brother VIP janë aty për show apo për luftë?”

Tani krah këtij statusi të vjetër Kejvina shkruan: “Kjo pjesa nuk di. Duhet të kërkoj edhe një herë falje.

Modeles nuk i zgjati shumë eksperienca në këtë format pasi u përjashtua pas shuplakës ndaj Luizit./Lajmi.net/